Kosova.info

Vrasjet e grave: Kërkohet nga presidentja të shpall ditë zie

Fehmije Gashi-Bytyqi, avokate, ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që të shpallet ditë zie pas dy rasteve të vrasjeve të grave brenda javës.

Fillimisht në Prishtinë një arsimtare 63-vjeçare dyshohet që u vra nga burri e saj, ndërkaq të mërkurën në oborrin QKUK-së dyshohet që ish-burri e vrau një grua shtatzënë.
“VJOSA OSMANI -kryetare e shtetit tonë të propozoj të shpallesh dite zie ,sepse mbrenda javës u vranë dy gra e një foshnje në ardhje. Shpall dite zie se ne Kosove u shkel zakoni ( ku gruaja shtatzëne ne asnjë situatë nuk vritej) u shkel ligji dhe u coptu çdo zemër njeriu . Shpall ditë zie që zia të hyjë në çdo familje, të ndjej çdo zemër njeriu dhembjen për viktimat e pafajshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort