Vrasje në tentativë në Drenas

Një person në Drenas ka raportuar në polici se në orët e vona të së martës derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.

Rasti është nën hetime.

Go to TOP