Vrasje në tentativë në Drenas, policia po e heton rastin

Pas një mosmarrëveshjeje mes katër personave në Drenas, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdohet me procedura hetimore.

Go to TOP