Vrasja në Pejë, Halimi: Ky rast të dridh në shpirt, institucionet të marrin hapa drejt ndryshimit të politikave ndëshkimore
Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pas rastit në Pejë, ku dyshohet se i biri e ka vrarë nënën e tij.
Halimi ka kërkuar nga institucionet e vendit që të reagojnë lidhur me këto raste, pasi sipas saj nuk ndërrmerret asnjë hap drejt ndryshimit të politikave ndëshkimore.
“Shoqëria kosovare përditë po tronditet nga dhuna e vrasjet, ndërsa nuk ndërmerret asnjë hap drejt ndryshimit të mendësisë dhe politikave ndëshkimore. Institucionet e shtetit, urgjentisht duhet të mendojnë për një qasje shumë dimensionale për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Tashmë nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara, por për një plagë shoqërore thellësisht strukturore të dhunës së fshehur brenda psikologjisë shoqërore”, ka shkruar Halimi.
