Vrasja e rojes së Top Channel, ish-dhëndri i viktimës flet para policisë

Roberto Papçi dhe ish-dhëndri i Pal Kolës është njëri nga dy personat e shoqëruar nga policia ditën e djeshme në kuadër të hetimeve për vrasjen e rojes së Top Channel.

Papçi i pyetur nga hetuesit ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen. “Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka thënë ai. Bashkë me të i shoqëruar është edhe shoku i tij A.Tonaj. Të dy kanë mohuar përfshirjen në ngjarjen e rëndë të një dite më parë. Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën.

Nisur nga deklaratat kontradiktore ata u shoqëruan. Më pas policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesnatës në Vlorë, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.

Një pistë mbetet sulmi ndaj rojes por nga ana tjetër, dëmtimi i fasadës së xhamit dhe vendrojes, ngre njëherësh dyshime se objektiv i sulmit mund të ketë qenë Top-Channel.

Go to TOP