Vrasja e krye-terroristit nga SHBA-ja, reagon Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha e ka përshëndetur vrasjen e liderit të Al-Kaedës në Kabul të Afganistanit nga CIA Amerikane.

Ayman al-Zawahiri, terroristi më i kërkuar nga SHBA-ja, kishte projektuar sulmet terroriste të 11 shtatorit.

“Të dashur miq, Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi në një fjalim se, Ayman al Zaëahiri kreu i organizatës terroriste al Qaeda, u vra në një operacion të suksesshëm kundërterrorist me dronë nga CIA në Kabul”, ka shkruar Berisha në Facebook.

“Ai ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në Neë York, në të cilin u vranë 2 mijë e 900 qytetarë. Duke përshëndetur këtë akt, shtoj, se vrasja e al Zaëahirit është një sukses i madh i SHBA-së në luftën kundër terrorizmit por edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara pre tij”, ka mbaruar postimi i tij. 

Go to TOP