Vrasësi në arrati, shteti që s’e mbrojti gruan kërkon ndihmë për arrestimin e dorasit

Policia në vendngjarje erdhën me shumë vonesë. Atë që e kishin për detyrë ta ruanin nga 13 shtatori, po e shohin të vdekur 35 vjecaren që shteti është dashur ta ketë nën përkujdesje.

Trupi i pajetë është i Hamide Magashit, e qëlluar me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, dy herë në trup e njëherë në kokë.

Përveç dështimit në ofrimin e sigurisë ndaj viktimës, organet e rendit dështuan edhe në arrestimin e të dyshuarit.

Kur kanë kaluar gati 24 orë nga pranimi i informatës për vrasjen në QKUK, Policia e Kosovës ende s’e ka kapur dorasin pavarësisht kërkimeve në disa lokacione.

Tash këta po kërkojnë ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave për ta lokalizuar e arrestuar të dyshuarin.

Ajo që u gjet në Shtime prej nga vjen Halili, është vetura e tij, tashmë e kthyer në shtëpinë ku jeton.

Për këtë arsye, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbledhur Grupin e ngushtë Ndërministror, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional për rastin e gruas shtatzëne, me ç’rast paralajmëroi dorëheqje e shkarkime.

Në këtë takim që kryesoi Haxhiu, munguan gjyqtarë e prokurorë që kjo qeveri ka marrë vendim t’ua përgjysmojë pagat.

Në këtë ditë ku askush nga përgjegjësit nuk dha dorëheqjeje qoftë edhe morale, Haxhiu tha se do të angazhohen për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë.

Go to TOP