Von der Leyen: Papa ka ndërtuar ura, le të ecim mbi ato

“Papa Françesku ka ndërtuar ura, le t`i ecim ato.” Kështu ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një postim në “X”, pas funeralit të Papës, nga sheshi sheshin “Shën Pjetri”, në Vatikan.

“Sot jemi mbledhur së bashku për të nderuar një njeri që e udhëhoqi popullin e tij me mirësi, forcë paqësore dhe dhembshuri. Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, na kujtoi se dashuria duhet të arrijë kufijtë dhe të përqafojë më pak fatlumët. Të zhvendosurit. Të harruarit. Të pazërit. Ai na bëri thirrje të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe për Tokën që të gjithë ndajmë. Trashëgimia e tij është një trashëgimi mëshire, drejtësie dhe shprese. Ai do të vazhdojë të ndriçojë rrugën”, ka shkruar Von der Leyen. /Kosova.info/


Go to TOP