Volejboll/Drita fiton Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave
Drita ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar.
Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2 (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë sezon.
Federata e Volejbollit të Kosovës uron Dritën për suksesin e arritur. /Kosova.info/
