Vjedhin kabllo tokësore të PTK-së në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16.08.2022 rreth orës 12:00 në rrugën “Aziz Abrashi”, në Fushë Kosovë.

Tutje siç thuhet në njoftim në stacionuin policor është shoqëruar edhe personi i tretë, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë.

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore. Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull  kosovar  pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Go to TOP