Vitia: Jemi këtu për të zgjidhur problemet e shëndetësisë

Shëndetësia duke qenë sektor jashtëzakonisht kompleks jo vetëm në Kosovë por në krejt botën, këtij sektori, sidomos gjatë pandemisë, i ra goditja më e madhe.

“Tani jemi duke punuar në disa shtylla: e para jemi duke punuar në shtyllën e legjislacionit, ku kemi një ligj që nuk përkon me kohën në të cilën jetojmë, pra për ta ngritur në këmbë, siç thatë ju, në këmbë duhet ngritur infrastrukturën ligjore, ku janë 7 ligje që jemi duke punuar dhe me ndryshimin e këtyre ligjeve do të hapet rruga e reformës së mirëfilltë në sektorin e shëndetësisë; Kemi nënshkruar një dokument strategjik dhe një plan veprimi për investime në infrastrukurë dhe në pajisje moderne në sektorin e shëndetësisë që qytetarët të kenë mundësi që ndiehen komod në institucionet tona shëndetësore, por edhe të kenë mundësi që të marrin shërbime me pajisje më moderne të kohës; Resurset njerëzore, ku jemi duke bërë një punë të madhe qoftë në distribuimin racional të punëtorëve shëndetësorë, por edhe me udhëzimin administrativ në shkollim specialistik me standarde evropiane”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në “Lajmet e fundit”, në RTK.

I pyetur për Komitetin për Shëndetësi nga kryeministri Kurti, Vitia sqaroi se duke qenë sektor i lënë pas dore për vite me radhë në të shkuarën, qoftë nga keqmenaxhimi, qoftë nga mosfinancimi, derisa revokoi kohën e vitit 2019, kur nga kryeministri Kurti dhe ministri Vitia patën deklaruar se shëndetësia do të jetë një nga prioritetet kryesore, duke radhitur sfidat me të cilat është përballë kjo ministri, qoftë më COVID19, etj., ku është arritur të menaxhohet me sukses.

Më tej ministri Vitia theksoi se pas kalimit të fazës emergjente, Qeveria Kurti iu qas këtij sektori me seriozitet ku edhe u themelua një komitet për shëndetësi, ku edhe kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë që të jetë i përfshirë në këtë aktivitet në përmirësimin e kushteve në shëndetësi.

“Prej themelimit të këtij komiteti, nga mesi i vitit të kaluar e deri në fund të vitit të kaluar, ky komitet ka bërë detyrën e vet, ka pasur të gjitha prioritetet që kanë arritur në zyrën e ministrit të shëndetësisë, të cilat janë me rekomandime se si të vazhdohet më tutje”, tha ministri Vitia, duke shtuar se falë angazhimit të këtij komiteti buxheti në këtë ministri është rritur në 298 milionë euro.

Go to TOP