Visoka: Vizita e krerëve të Kosovës në ShBA i forcon raportet mes dyja vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Shtetin e Teksasit, ku është pritur nga komuniteti shqiptar atje.

Lidhur me rëndësi e kësaj vizite dhe takimet që pritet t’i ketë shefja e shtetit të Kosovës, ka folur kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan në Teksas, Visar Visoka.

Visoka tha në Info Magazine se secila vizitë e krerëve të vendit i forcon raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Të gjithë e dimë se Amerika është sponsori dhe mbështetësi kryesor i Pavarësisë së Kosovës. Uroj që edhe krerët e tjerë të vijnë dhe t’i vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin këtu, dhe së bashku të krijojmë edhe një strategji për lobim të Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.

Go to TOP