Vikendi me mot të ngrohtë

Fundjava do të mbajë mot të ngrohët dhe me intervale më të gjata me diell, derisa java e ardhshme do të fillojë me rrebeshe shiu e bubullima.

Prishtina Weather ka bërë të ditur se moti parashihet të jetë më stabil dhe më i ngrohët për vikend.

“Do të ketë intervale më të gjata me diell, e tek pasditën e së dieles priten mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.

Sipas PW-së, tmperaturat maksimale pasi që arrijnë vlera prej 23C e 25C në fundjavë, zbresin edhe në 15C e 14C ditën martë dhe mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C.

“Cilësia e ajrit parashihet në vlera të pranueshme gjatë ditës, e vetëm orëve të mbrëmjes në kushte qetësie, ndotësit ajror shënojnë rritje të koncentrimeve e indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta, apo të pashëndetshme”.

Go to TOP