VIDEO/ Tjetër aksident hekurudhor, Treni del nga shinat dhe përplaset me një makinë ndërtimi, ka viktima
Një person ka mbetur i vdekur dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur, pasi një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat dhe u përplas me një makinë ndërtimi në linjën hekurudhore në jug të Holandës.
Autoritetet holandeze kanë njoftuar se në tren ndodheshin të paktën 50 pasagjerë.
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të plagosur, disa prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
