VIDEO/ Shtangen peshkatarët, shohin me sy momentet kur peshkaqeni gëlltitet nga monstra e detit

Një grup peshkatarësh që kishin gjuajtur një peshkaqen me grepat e tyre në brigjet e Florida po përpiqeshin ta ngrinin në barkë, kur vërejtën ter hije të frikshme gjigante që vinin nga poshtë thellësive.

Në momentet e regjistruara në video shihet sesi peshkaqeni më shumë se 1.5 metra i gjatë gëlltitet nga krijesa gjigante para peshkatërave të sthangur.

Peshqit gjigantë të thellësive të njohur në SHBA si ‘Golia e Atlantikut’ ose “grouper” kishin ndjekur kapjne e pshkatarëve.

Papritur një prej tyre ngrihet në sipërfaqe dhe e gëlltit peshkaqenin me një kafshatë.

Një nga peshkatarët, 57 vjeçari John nuk i beson syve kur peshqit monstër largohen me prenë e tyre në gojë dhe këpusin fijen e grepit.

“Ne ishim duke gjuajtur për peshkaqen kur papritur tre golia nisën të silleshin poshtë barkës, duke pritur që kapja jonë të afrohej. Ato e kapën peshkaqenin, e hëngrën, e morën poshte dhe këputën fijen. Po përdornim fije të testuar për 25 kg”.

Go to TOP