VIDEO/ Shihni sesi Man City dhe Inter arritën të triumfonin ndaj Bayernit dhe Benfica-s
Lojtarët e Manchester City-t dhe Interit arritën të triumfonin, respektivisht ndaj Bayernit dhe Benfica-s mbrëmë në ndeshjet e para të çerekfinaleve të Champions League.
City mundi Bayernin 3-0 në Etihad dhe tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale.
Veçanërisht mbresëlënës ka qenë goli i parë i Rodri-t, ndërsa dy të tjerët janë vepër e Bernardo Silvës dhe Erling Haaland.
