VIDEO/ Ronaldo turpëron veten në prezantim, ngatërron Arabinë Saudite me…
Cristiano Ronaldo u prezantua dje si futbollisti i ri i Al Nassr-it dhe në konferencën për shtyp bëri një gafë që bëri xhiron e botës.
Ronaldo nënshkroi kontratë me klubin më të madh saudit dhe do të fitojë 200 milionë euro në vit, ndërsa në prezantim u mirëprit nga ekipe të shumta mediatike dhe tifozë të cilët organizuan një spektakël në stadium.
Megjithatë, në një moment, portugezi ishte mjaft i zënë ngushtë. Nuk dihet nëse ka qenë një gabim i thjeshtë apo injorancë gjeografike, por në vend të Arabisë Saudite, Ronaldo shprehet se ka ardhur në Afrikën e Jugut.
“Nuk mendoj se ardhja në Afrikën e Jugut është fundi i karrierës sime, doja një ndryshim. Të jem i sinqertë, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit”, tha Ronaldo në një video që u bë virale.
“Prit… a mendon Ronaldo se Arabia Saudite është në Afrikën e Jugut”, “Nga duartrokitja pas çdo përgjigjeje, edhe pasi ngatërroi Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut, tek të ashtuquajturit gazetarë që brohorisin “siuuuu” në fund, kjo konferencë për shtyp ishte e turpshme”, janë disa nga komentet më interesante.
