VIDEO/ Real Madrid dhuron spektakël në ‘Camp Nou’, Benzema tund dy herë rrjetën e katalanasve
Real Madrid ka arritur të trefishojë rezultatin 3-0 ndaj Barcelonës, në sfidën e vlefshme për aktin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.
Ishte Karim Benzema ai i cili arriti të tunde dy herë rrjetën e katalanasve në minutat 50’ dhe 58’ (penallti).
Kështu Reali iu afrua finales së Kupës së Mbretit. Kujtojmë se Barcelona ka një gol avantazh nga ndeshja e parë e zhvilluar në Madrid, por aktualisht ndodhet në një situatë shumë të vështirë.
