VIDEO/ Në Junik kullat janë shndërruar në atraksion për vizitorët

Kullat e Junikut janë trashëgimi kombëtare, funksioni i të cilave kohët e fundit ka pësuar ndryshime të theksuara.

Ato tashmë kanë filluar të përdoren edhe si pika turistike prej vizitorëve nga vendi, rajoni dhe bota.

Kullat e Junikut të cilat bartin mbi vete pjesën më të bukur të trashëgimisë sonë aritektonike, janë ndër pjesët më të bukura të traditës sonë, thonë arkitektët, raporton RTKlive.

Se këto kulla janë në interes të përgjithshëm, e thotë edhe kryetari i komunës.

Në Kompleksin e kullave të familjes Hoxha në Junik, krahas ekspozitës së hapur brenda saj ku pasqyrohet jeta e kësaj treve ndër vite, janë të ekspozuara edhe punime të vjetra dhe veshje tradicionale shqiptare.

Go to TOP