Indonezi: Të paktën 125 të vdekur nga përplasja ne stadiumin e futbollit(Video)

Të paktën 125 persona kanë vdekur në një përplasje në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda të te futbollit në botë brenda një stadiumi, shkruan BBC, transmeton kosova.info.


Qindra u lënduan gjithashtu si pasojë e humbjes së ekipit vendas Arema FC ndaj rivalëve të hidhur në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang.
Përplasja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës tek tifozët që pushtuan fushën.
Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz u nisën drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë u mbytën duke tentuar të ikin.


FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, deklaron se asnjë “gaz i kontrollit të turmës” nuk duhet të merret ose përdoret nga stjuardët ose policia në ndeshje.

Go to TOP