Vetura godet për vdekje një këmbësore në Istog, Policia në kërkim të të dyshuarit

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubozhd të Istogut, ku një veturë e ka goditur për vdekje një këmbësore. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se janë në kërkim të të dyshuarit që e shkaktoi aksidentin.
“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML”, tha Gashi për Express.

Go to TOP