Vetura godet një vajzë 10-vjeçare në Dragash

Një aksident ka ndodhur në fshatin Buzëz tek rruga për fshatin Kuk të Dragashit. Nga ky aksident një fëmijë e moshës 10-vjeçare është aksidentuar.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Shaqir Uka, tha për RTKlive se vajza ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për Prizren për ekzaminim. Me rastin po merret njësia e trafikut.

Uka bëri me dije se vozitësi e ka sjellë vet, vajzën për kontroll në spital.

Go to TOP