Vetëplagoset aksidentalisht një person në Gjakovë

Rreth orës 13:00, një person është vetë-plagosur aksidentalisht me armë zjarri në Gjakovë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se përderisa personi ishte duke u vozitur me veturën e një personi tjetër, (dëshmitarit) i ka shkrepur arma dhe është plagosur në këmben e majtë.

Të plagosurit i është dhënë tretmani mjekësor dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Datë 14.12.2021 rreth orës 13:00 ne Rr. “Bujar Roka” ka ndodh vetëplagosje. Nga ana e emergjencës së qytetit është informuar policia për një person i cili është vetë plagosur me armë zjarri. Me të arritur në emergjencë patrulla ka intervistuar të dyshuarin ku i dyshuari deklaron se përderisa ishte duke u vozitur me veturën e dëshmitarit të lartcekur në rrugën e lartcekur i ka shkrepur arma dhe është plagosur ne këmben e majte”, deklaroi Gjurkaj.

Tutje theksoi se për rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar ku me urdhër te tij iniciohet rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Go to TOP