Von der Leyen: Do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se janë duke punuar sa më shumë në aspektin financiar që të ndihmojnë Ukrainën të rezistojë dhe të rimëkëmbet.

Ajo shtoi se këtë muaj Ukrainës do t’i jepen 1.9 miliardë euro.

“Të ardhurat prej 1.5 miliardë eurosh nga asetet e imobilizuara ruse do të bëhen të disponueshme në korrik. Dhe ne po ndihmojmë në tërheqjen e investimeve”, ka thënë Von der Leyen në platformën X.

Von der Leyen në konferencën për Ukrainën sot shtoi se që nga fillimi i luftës, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare dhanë rreth 100 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën.

Go to TOP