“Vera Andrron Detin” do të shfaqet më 5 mars në New York

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Nju Jork më 5 mars në kuadër të festivalit ‘Athena Film Festival’, përcjell KultPlus.

Njoftimi është bërë përmes një postimi në faqen zyrtare të filmit.

“Të dashur miq në qytetin e Nju Jorkut, ne kemi kënaqësinë t’ju informojmë se filmi ynë do të shfaqet në edicionin e 13-të të Athena Film Festival më 5 Mars 2023”, thuhet në postim./kultplus

Go to TOP