Vdes një person, ra nga një ndërtesë në Prishtinë
Një person ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti të rëndë.
