Vdes një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Jashanicë i Klinës që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur. Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00 Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport.
Comments