Vdes në rrethana të dyshimta foshnja në Skenderaj

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Skenderaj.

Policia bën të ditur se në shtëpi ka ndërruar jetë foshnja mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se foshnja është pa shenja jete.

Më vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime. 

Go to TOP