Vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë
Ka vdekur në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Prishtinë, derisa trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. “Lidhur me rastin, raportohet se më 21.04.2025 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar pasi ishte aksidentuar më 13.04.2025.”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
