Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete
I mituri që ishte raportuar i zhdukur dhe më pas është gjetur në lumin Gadime të Lipjanit ka ndërruar jetë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai tha se i ndjeri ka ardhur pa shenja jete në QKUK dhe se, përkundër reanimimit kardiopulmonar, fatkeqësisht mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.
I mituri ishte raportuar i zhdukur pasi nuk ishte kthyer nga shkolla gjatë ditës së sotme.
Rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli. Ai tha se në momentin që është gjetur është raportuar se ka pasur shenja jete dhe është dërguar në QKUK, megjithatë ka ndërruar jetë.
Prev Post
Abraham rikthehet te Aston Villa
