Vdes doktori i njohur nga Gjilani
Ka vdekur urologu i njohur nga Gjilani, Dr. Shefqet Mehmeti.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe dega e LDK-së në Gjilan, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të doktorit në shëndetësi.
“Dr. Shefqetin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në shëndetësinë e Gjilanit, duke qenë njeriu që i vuri bazat në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe u doli në ndihmë pacientëve në çdo kohë e me profesionalizëm të madh për afro pesë dekada”, thuhet në postim.
Postimi i plotë i tyre:
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
