Vazhdon kriza e Drenicës, Ballkani triumfon minimalisht në Skenderaj

Ballkani ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Drenica me rezultat 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për dy skuadrat, pasi është zhvilluar në një terren të rënduar.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, përkundër që dy skuadrat krijuan disa mundësi shënimi.

Me të filluar pjesa e dytë, mysafirët realizuan golin e epërsisë.

Ishte qendërmbrojtësi Bajram Jashanica që u gjend mjaftë mirë në zonë dhe realizoi me kokë për 0-1.

Ky ishte goli i vetëm në këtë takim, pasi më nuk pati gola dhe suharekasit triumfuan me shumë vështirësi.

Me këto tri pikë, Ballkani vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 33 pikë të tubuara, një më shumë se Gjilani.

Ndërkohë për Drenicën kjo ishte humbja e gjashtë radhazi, me kuqezinjtë që mbesin në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë.

Ndeshjen e radhës Drenica do ta zhvilloj në udhëtim te Feronikali ku do të kërkojë këndelljen.

Në anën tjetër Ballkani pas një jave përballet në derbin ndaj Gjilanit.

Go to TOP