Vazhdon ikja e mjekëve dhe infermierëve/ Ja sa është interesimi për tre muaj e fundit
Më shumë se 180 mjekë janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore. Si pasojë e kësaj, brenda pesë vjetësh do të vërehet një mungesë e madhe e këtyre profesionistëve.
Krahas ikjes së mjekëve, jashtë vendit po largohen edhe infermierë të lëmive të ndryshme, të cilat përmes kompanive gjermane po gjejnë zgjidhje për t’u larguar.

