Van de Ven preferon Liverpool-in
Mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Micky van de Ven, mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të kësaj verë, mes interesimit nga Liverpool FC dhe Manchester United.
Sipas “talkSPORT”, mbrojtësi holandez është i hapur për një transferim dhe, në rast se duhet të zgjedhë mes dy gjigantëve anglezë, preferenca e tij anon nga Liverpooli.
Situata e tij lidhet ngushtë me fatin e “Spurs” në Premier League. Aktualisht, londinezët ndodhen në zonën e rënies nga kategoria dhe rrezikojnë seriozisht mbijetesën.
“Van de Ven mund të largohet nëse Tottenham bie nga liga”, raportojnë mediet britanike.
Në të kundërt, nëse skuadra arrin të sigurojë mbijetesën, drejtuesit e klubit pritet t’i ofrojnë një kontratë të re mbrojtësit 23-vjeçar.
