Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç kundër Covid-19, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Izraeli tashmë ka filluar vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç. Duke parë që kontinenti europian është përfshirë nga një valë e re e Covid-19, Rregullatori Europian i Barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 edhe për fëmijët nga mosha 5 deri më 11 vjeç. 

Ministria e Shëndetësisë thotë se në fokus e ka vaksinimin e nxënësve mbi 13 vjeç përderisa infektologët theksojnë se vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeçare është i nevojshëm. 

Hamdi Ramadani thotë se vaksinimi i fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç është i nevojshëm sepse kjo moshë rrezikohet nga Covid-19 dhe sipas tij, sa më parë që Kosova të marrë vendimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe aq më mirë do të jetë për fëmijët. 

“Për shkak të dobisë së madhe, mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve me vaksinë dhe jo me lënë në dorën e virusit Covid-19 fëmijën 5 vjeç ose 6 ose 7, se a po e sulmon, si po e sulmon’, tha Ramadani për RTK’në. 

Në Kosovë këtë muaj ka filluar vaksinimi i fëmijëve të moshës mbi 12 vjeç pa indikacione shëndetësore dhe sipas MSH’së fokusi i procesit është vaksinimi i nxënësve, shtatzënave, lehonave dhe qytetarëve nga secila grupmoshë. 

“Numri më i madh i shteteve që kanë lejuar vaksinimin e fëmijëve, për momentin fokusin e kanë tek kjo grup-moshë, por gjithsesi, MSH përcjell të rejat rreth vaksinimit kudi dhe iu përmbahet rekomandimit rreth vaksinimit që janë nga organizatat si ECDC, OBSH, CDC, me qëllim që secili vendim të jetë i bazuar në rekomandimet e tyre dhe në dëshmi shkencore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. 

Go to TOP