Vaksinat anti-covid nuk e parandalojnë përhapjen e epidemisë

Shkruan: Prof. Gordan LAUC

Për të gjithë njerëzit që i përcjellin kërkimet shkencore dhe situatën aktuale në botë, tani duhet të jetë plotësisht e qartë se vaksinimi ka një efekt shumë të vogël në dinamikën e epidemisë. Vendet që kanë më së paku njerëz të vaksinuar, si Bullgaria dhe Rumania, kanë shumë më pak (dhe gjithnjë e më pak) të infektuar se sa vendet ku ka shumë njerëz të vaksinuar dhe që aplikojnë gjerësisht certifikatat për Covid si Irlanda, Belgjika, Holanda. Kjo nuk do të thotë se vaksina po e përhap një epidemi. Ky është interpretimi i gabuar i dinamikës aktuale. Kjo thjesht do të thotë se vaksina nuk e parandalon përhapjen e epidemisë.

Sloganet (parullat) si “mendoni për të tjerët”, “trego solidaritet”, “vaksinohuni që të shfuqizojmë përfundimisht masat kufizuese”, “epidemia e të pavaksinuarve” dhe të ngjashme, janë të gabuara dhe të rreme. Vaksinimi është një veprim personal me të cilin një individ e zvogëlon rrezikun e tij për një formë të rëndë të sëmundjes. Nuk ka asnjë efekt tek njerëzit e tjerë dhe për këtë arsye çdo presion ndaj të pavaksinuarve është krejtësisht i gabuar, i pakuptimtë dhe i padobishëm. Një numër më i lartë i të moshuarve të vaksinuar dhe në rrezik do të zvogëlojë numrin e të sëmurëve rëndë dhe shteti mund të lehtësojë situatën në spitale nëse inkurajon aktivisht të moshuarit dhe ata që janë në rrezik për vaksinim. Pavarësisht nëse të rinjtë do të vaksinohen apo jo, nuk ka pothuajse asnjë efekt në barrën e spitaleve.

Inkurajimi i vaksinimit të të moshuarve dhe atyre që janë të rrezikuar, dhe testimi aktiv i të gjithë personave që bien në kontakt me të sëmurët dhe të moshuarit janë masat e vetme që kanë kuptim. Gjithçka tjetër është vetëm rezultat i lobimit nga industria e pandemisë dhe nuk bën gjë tjetër përveç fitimit financiar të tyre.

Ndarja e shoqërisë në njerëz të vaksinuar dhe të pavaksinuar është gjithashtu një produkt nga “kuzhina” e marketingut pandemik. Nëse dikush është i vaksinuar apo jo, është çështje e tij private dhe nuk ka absolutisht asnjë efekt te njerëzit e tjerë. Mendoj se duhet ta ndalojmë sa më parë që është e mundur këtë ndarje krejtësisht artificiale të shoqërisë. Dita e sotme, kur i kujtojmë vuajtjet dhe dhembjet e Vukovarit, Sllavonisë dhe pjesëve të tjera të Kroacisë të prekura nga lufta, është një moment i shkëlqyer për vendime të tilla. Në Luftën e Atdheut të gjithë ne qëndruam si një dhe prandaj fituam. Ne duhet ta rindërtojmë këtë unitet dhe kështu ta mposhtim këtë sfidë të re globale.

P.S.1. Infografiku: Rastet e reja të konfirmuara në bazë ditore të COVID-19 për milion njerëz. (shiko foton e bashkëngjitur të grafikut)

Mesatarja luhatëse 7-ditore. Për shkak të numrit të kufizuar të testimeve, numri i rasteve të konfirmuara është më i ulët se numri i vërtetë i infeksioneve.

Për të parë infografikun në fjalë, shikojeni postimin e sotëm në profilin e prof. Gordan Lauc në rrjetin social Facebook.

P.S.2. LSM kundër propozimit të KSI-së: Vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale e punëtorëve.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj propozimit të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive, që vaksinimi për të punësuarit në sektorin publik të jetë i detyrueshëm. Nga LSM thonë se vaksinimi duhet të jetë rezultat i zgjedhjes personale të punëtorëve, dhe nuk duhet të bëhet me dhunë.

“Procesi i imunizimit nuk duhet të bëhet në dëm të të drejtave elementare të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë, konventa dhe ligje ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të individit”, thuhet në reagimin e LSM-së.

Sindikata bën të ditur se në periudhën e kaluar ka marrë ankesa nga punëtorët të cilët nuk janë vaksinuar ku thuhet se nuk lejohet të hyjnë në punë pa certifikatë vaksinimi apo test negativ të bërë me shpenzimet e tyre. Për këtë, LSM i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, ku kanë marrë përgjigje se një sjellje e tillë e punëdhënësve është e paligjshme.

P.S.3. Dr. Rifat Latifi merr çmimin prestigjioz ‘Pfizer International Surgical’ (23.09.2015)

https://kosova.info/dr-rifat-latifi-merr-cmimin-prestigjioz-pfizer-international-surgical/

A mund të ketë ndonjë konflikt interesi ndërmjet Ministrit të ri të Shëndetësisë dhe kompanisë farmaceutike ‘Pfizer’, ndërlidhur me fushatën që Ministri supozohet që do ta vazhdojë për vaksinimin (me vullnet të lirë, me kushtëzime, apo me detyrim) e popullatës së Kosovës me vaksinat anti-covid të kompanisë ‘Pfizer’, kompani e cila në vitin 2015 e paska nderuar atë me një çmim prestigjioz!?

#JOvaksinimitmedetyrim

#JOcertifikatësvaksinave

#LiriDrejtësiBarazi

Prof. Gordan LAUC:

Anëtar i Këshillit Shkencor të Qeverisë së Kroacisë

Profesor Nderi në ‘King’s College’ në Londër

Themelues dhe CEO në ‘Genos’

Profesor në Fakultetin e Farmacisë dhe Biokimisë, Universiteti i Zagrebit

Ish Profesor Vizitues në Universitetin ‘Johns Hopkins’

Ka studiuar Biologji Molekulare në Universitetin e Zagrebit

Go to TOP