Vajzat e Shqipërisë fitojnë ndaj Qipros dhe mbeten në Ligën B
Kombëtarja e vajzave të Shqipërisë ka shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj Qipros duke siguruar qëndrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë, vajzat “kuqezi” kan treguar karakter dhe dominim të plotë në ndeshjen e kthimit. Golat e shënuar nga Krasniqi (16’), Begallo (38’) dhe Doçi (68’) nga një penallti e kanë vendosur fitoren.
Me këtë rezultat, Kombëtarja shqiptare ruan vendin e saj në Ligën B, duke garantuar pjesëmarrjen edhe në edicionin e ardhshëm.
