U zhvilluan xhirot e javës së tretë në ligën e parë dhe ligën e dytë

Në shkollën “8 marsi” në Pejë u zhvilluan dy xhirot e radhës në ligën e parë për meshkuj dhe femra si dhe një xhiro në ligën e dytë për meshkuj.

Në ligën e parë në kategorinë e meshkujve derbi i kësaj jave i takoi ‘Gani Malokut” të cilët shënuan fitore bindëse 4-0 ndaj ‘Shkolla Prizreni’. Në ndeshjet tjera fituan favoritët. Në kategorinë e femrave ‘Peja F’ vazhduan me fitore duke e mbyllur sezonin pranveror pa asnjë humbje, të ndjekur nga ‘Gani Maloku’ në vendin e dytë.

Në ligën e dytë u zhvillua xhiro e fundit e sezonit pranveror. Në ligën A ‘Vitia’ e përfundoi sezonin pranveror në vendin e parë pa asnjë humbje. ‘Dukagjini’ e fitoi derbin e javës ndaj ‘Shqiponjat e zeza’ për ta siguruar vendin e dytë në radhitjen tabelare. Në ligën B në vendin e parë për sezonin pranveror e përfundoi ‘Gani Maloku II’. Në ndeshjet tjera fituan favoritët ‘Istogu’ dhe ‘Dardania II’.

REZULTATET DHE TABELAT

3. LIGA E PARË (M) xhiro 5.jpg
3. LIGA E PARË (M) xhiro 6.jpg
4. LIGA E PARË (F) XHIRO 5.jpg
5. LIGA E DYTË A (M) XHIRO 5.jpg
6. LIGA E DYTË B (M) XHIRO 5.jpg
3. LIGA E PARË - MESHKUJT 2022.jpg
4. LIGA E PARË - FEMRAT 2022.jpg
5. LIGA E DYTË A - MESHKUJT 2022.jpg
6. LIGA E DYTË B - MESHKUJT 2022.jpg

AKTIVITETET E ARDHSHME

Me datën 30.04.22 do të zhvillohen xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra kurse me datën 01.05.22 poashtu do të zhvillohet xhiro e fundit e kampionatit ekipor në Superligë për meshkuj dhe femra si dhe ligën e parë për meshkuj. /Kosova.info/

Go to TOP