Ushtria ruse nuk ka të ndalur sulmet mbi civilët në Ukrainë, publikohen pamjet kur raketa godet ndërtesën kolektive

Presidenti rus Vladimir Putin me këmbëngulje po mohon se forcat e tij nuk kanë për objektiv infrastrukturën civile, pavarësisht që një video e publikuar së fundmi shfaq raketën ruse duket goditur bllokun e ndërtesave kolektive, ku si pasojë humbën jetën të paktën tre civilë.

Pamjet e goditjes së ndërtesës kolektive me raketë gjigante në Mykolaiv në jug të Ukrainës, është dëshmi se Putini po bombardon vendbanimet me civilë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin banorët, që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesës pesë katëshe.

Ishin pikërisht tetë raketa që goditën portin në jug të vendit, ku vetëm një ditë më parë rusët kryen një sulm tjetër ajror mbi një qendër tregtare në Kremenchuk, ku si pasojë humbën jetën 18 persona.

Në anën tjetër, Putini po tenton të gënjejë një botë – duke pretenduar se forcat ruse nuk qëndrojnë prapa sulmit mbi qendrën tregtare – madje imagjinata e tij shkon përtej, duke thënë se ukrainasit e kanë vënë bombën.

Kryetari i qytetit Oleksandr Senkevych tha se ndërtesa kolektive në Mykolaiv, është goditur me raketën ruse X-55 që e dëmtoi objektin.

Videoja e realizuar nga një ndërtesë tjetër përballë, shfaq shpërthimin e fuqishëm ku si pasojë shpërthen edhe një zjarr i madh dhe më pas pamjet ndalen pasi kamera rrëzohet dhe nuk filmon më. 

Go to TOP