Ushtria kineze nis stërvitje rreth Tajvanit si “paralajmërim i ashpër”

Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ashpër”, për shkak të, siç e quajti, një marrëveshjeje të fshehtë mes “separatistëve dhe forcave të huaja”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Stërvitjet e ushtrisë kineze po mbahen vetëm pak ditë pasi zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, i vizitoi Shtetet e Bashkuara.

Lai e vizitoi së fundmi Paraguain për t’i përforcuar marrëdhëniet me partnerin e fundit diplomatik të qeverisë së tij në Amerikën Jugore. Gjatë vizitës, ai u ndal edhe në San Françisko dhe Nju Jork.

Partia Komuniste në pushtet e Kinës pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të vet dhe nuk ka të drejtë të ketë marrëdhënie me jashtë.

Shi Yi, zëdhënës i ushtrisë kineze, tha në një komunikatë për media se ushtrimet ushtarake përfshinë bashkërendimin e anijeve dhe aeroplanëve, si dhe aftësitë e tyre për ta marrë kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare.

Ushtria i testoi edhe aftësitë luftarake dhe këto stërvitje janë edhe një paralajmërim ndaj provokimeve nga forcat e huaja dhe forcat pro-pavarësisë së Tajvanit, shtoi ai.

Ushtria kineze publikoi pamje nga stërvitjen ku shiheshin ushtarët e saj duke vrapuar, si dhe shumë anije e aeroplanë.

Mediat shtetërore raportuan se anijet e pajisura me raketa dhe aeroplanët luftarakë u përshinë në operacion dhe se njësitë punuan së bashku për ta simuluar rrethimin e Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në rrjetin social X, i njohur dikur si Twitter, se forcat e saj vërejtën 42 aeroplanë ushtarakë kinezë nga ora 09:00 të shtunën. Sipas saj, 26 prej tyre e kaluan vijën e mesme të Ngushticës së Tajvanit, një vij kufitare jozyrtare mes dy vendeve. Tetë anije morën pjesë në patrullimin e përbashkët, po ashtu.

Helikopterët ushtarakë kinezë duke fluturuar pranë ishullit Pingtan, që është pika më e afërt
Tajvani pozicioni aeroplanë luftarakë dhe anije, si dhe e aktivizoi sistemin mbrojtës raketor në tokë, si përgjigje ndaj ushtrimeve dhe e vëzhgoi gjendjen nga afër, tha Ministria.

Ministria tajvaneze i dënoi fuqishëm ushtrimet e ushtrisë kineze, duke i quajtur “provokuese dhe joracionale”. Ajo tha se ushtria e saj do të jetë në gatishmëri përballë kërcënimeve nga ushtria kineze, duke shtuar se forcat e saj kanë “aftësi, vendosmëri dhe vetëbesim për ta ruajtur sigurinë e kombit”.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.Qeverisë për ngjarjet ndërkombëtare apo për t’iu bërë jehonë raportimeve të televizionit shtetëror.

Lojërat e organizuara paintball janë bërë fokus i studentëve, veçanërisht të atyre që janë në vitin e parë. Në këto organizime ata inkurajohen që të garojnë kundër njëri-tjetrit dhe më pas të luajnë së bashku me lojtarët më me përvojë jashtë universitetit. Profesorët dhe zyrtarët e administratës rregullisht i referohen paintball-it si pjesë e një edukimi të nevojshëm “patriotik” për të plotësuar aspektin teknik të studimeve të tyre.

Në një rast, një grup studentësh të rinj garuan në paintball si ushtarë sovjetikë kundër lojtarëve të jashtëm që ishin të veshur me uniforma sikurse të ushtarëve të Gjermanisë naziste. Kjo lojë synonte të simulonte betejën e Stalingradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas një studenti, flamuri nazist kishte simbolin e busullës që përdoret nga aleanca ushtarake e NATO-s në vend të svastikës së përdorur nga Gjermania naziste.
Rastet e tjera të mësimeve politike nga stafi janë më të drejtpërdrejta. Në një regjistrim të siguruar nga REL-i që daton më 16 qershor, një administrator i lartë dëgjohet duke u thënë adoleshentëve se NATO kishte nisur një luftë hibride ndaj Rusisë më 2011 dhe kjo luftë dalëngadalë është bërë më e hapur. Ky zyrtar më pas vazhdoi duke u thënë studentëve se puna e tyre dhe ndërrimet e gjata në fabrikën e dronëve janë pjesë e një lufte mbarëkombëtare kundër Perëndimit dhe se patriotizmi i tyre do të shpërblehet.

Disa studentë dhe prindër e kanë identifikuar këtë person, që dëgjohet në regjistrim, si Timur Shagivaleev, drejtor i përgjithshëm i zonës së posaçme ekonomike ku operojnë Universiteti Politeknik i Alabugës dhe fabrika e dronëve.

Shagivaleev nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për koment.

Burri në incizim më pas dëgjohet duke u thënë studentëve që të mos marrin pushim dhe të vazhdojnë të punojnë “edhe nëse nëna juaj ka ditëlindjen” dhe në fund mbyll fjalimin me “Rroftë shteti ynë i madh”.

Disa studentë aktualë dhe ish-studentë i kanë thënë REL-it se studentët që punojnë në fabrikën e dronëve shpesh lavdërohen nga stafi, ndërkaq ata që refuzojnë apo kërkojnë që t’iu ndryshohet vendi i punës për shkak të ngarkesës së madhe të punës, shpesh kritikohen publikisht. Në disa raste – sipas disa incizimeve që i ka dëgjuar REL-i – stafi i inkurajon studentët që të ngacmojnë të tjerët që nuk konsiderohen se janë mjaftueshëm “patriotë”.

Sipas hulumtimeve të Protokol dhe Razvorot, Universiteti Politeknik i Alabugës po ashtu ka rekrutuar studentë nga shtete të tjera. Shumica e tyre vijnë nga shtetet afrikane, por edhe nga Azia Qendrore dhe Azerbajxhani. Atyre u premtohet një pagë e majme si pjesë e programit dual.

Megjithatë, këtyre studentëve të huaj më pas u jepen detyra rreth kampusit dhe zonës së veçantë ekonomike që kërkojnë pak aftësi, sikurse puna e pastrimit. Ata po ashtu paguhen me rroga më të ulëta sesa fillimisht u ishte premtuar.

Go to TOP