Ushtarët e FSK-së përfunduan me sukses ushtrimin `Guximi i Palëkundur`

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) përfunduan me sukses ushtrimin fushor të emëruar “Guximi i Palëkundur”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë këtij ushtrimi, sipas tij, kadetët e 4 viteve praktikuan dhe u vlerësuan në planifikimin dhe realizimin e misioneve të ndryshme, në bazë të planprogramit profesional të QSU-së.

“Ky ushtrim u përcjellë me motiv dhe angazhim të lartë nga kadetët, i cili dëshmon përkushtimin e tyre në realizimin e misionit të QSU-së”, thitë ai. /Kosova.info/

Go to TOP