Uran Ismaili bun në Bardhosh, ndreq një park

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë herë, pas Arbërisë, Ismaili ka qenë mysafir në Bardhosh te familja e Enverit që jeton në Gjermani, por që kanë ardhur në pushim në Kosovë.

Së bashku me kryefamiljarin Ismaili ka vizituar tërësisht këtë fshat duke parë nga afër se si është të jetohet aty.

Në fund të kësaj vizite, Uran Ismaili bashkë me banorët e lagjes kanë ndrequr edhe një park të vogël ku kanë mbjellë disa pemë dhe kanë vendosur disa ulëse.

Go to TOP