Universiteti i Prishtinës zgjedh dekanët e rinj

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme.

“Procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar në zgjedhjen e suksesshme të dekanëve” , thuhet në komunikatën e UP-së.

Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë:

1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi

2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri

3. ⁠Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Arben Musliu

4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Blerim Saqipi

5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Florian Miftari

6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Driton Balaj

7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Abdulla Rexhepi

8. Fakulteti Filozofik: Prof. Bekim Baliqi           

9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Isak Shabani

10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Mirlind Bruçi

11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Florim Grajçevci

12. Fakulteti Juridik: Prof. Avni Puka

13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Sefedin Muçaj

14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Kajtaz Bllaca

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUniversitetiPrishtines%2Fposts%2Fpfbid0KdYR1Xt7eRp4yFdkNkLWCPZEVWD7H81wWyCxiYGnqxkqQRuNMYojqpZP1sXXHASMl&show_text=true&width=500&is_preview=true

Go to TOP