Unitedi eliminon Aston Villan dhe vazhdon në raundin e katërt të FA Cup

Manchester Unitedi ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e katërt të Kupës FA pas fitores ndaj Aston Villas në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Djajve të Kuq u mjaftoi një gol i shënuar në minutat e para të ndeshjes për të marrë vizën për rrethin tjetër të kësaj gare.

Një harkim fantastik të Fred e priti në zonë Scott McTominay për të realizuar me kokë në minutën e tetë të takimit.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Në vijim të fraksionit të parë, Ollie Watkins e goditi shtyllën për mysafirët, derisa Jacob Ramsey ishte shumë pranë që të shënonte.

Në gjysmën e dytë të takimit, Danny Ings arriti ta fuste topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua pas konsultimit të VAR-it për pozitë jashtë loje. Edhe Ollie Watkins e dërgoi topin në rrjetë, por sërish ishte pozitë jashtë loje.

Në raundin e katërt Manchester Unitedi do të luajë kundër Middlesbrough që eliminoi Mansfield Town.

https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1480632147727761414?s=20
Go to TOP