Ulutaş mirëpret Osmanin, flasin për sigurinë nëpërmjet KFOR-it

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka pritur sot presidenten Vjosa Osmani në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

“Gjeneralmajor Ulutaş theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka njoftuar faqja zyrtare e KFOR-it në X.

Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB.

“Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, vazhdon njoftimi.

Go to TOP