Ulpiana nënshkruan me Gonzalo Ivan Zarate Fagioli

Klubi  i Futbollit, Ulpiana, ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin argjentinas, Gonzalo Ivan Zarate Fagioli.

Këtë e ka bërë të ditur Ulpiana përmes një postimi në Facebook.

“KF Ulpiana 1926, arrin marrëveshje me futbollistin Argjentinas Gonzalo Ivan Zarate Fagiuoli, i cili vjen nga radhët e FK Borec nga Maqedonia Veriore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Zarate me Ulpianën, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.

Ulpiana gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar edhe portierin e ri, Andin Thaqi.

Go to TOP