Ulet numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës

Inspektorati i Punës njofton se ka përmirësim të rëndësishëm në sigurinë në vendin e punës!.

Sipas institucionit që merret me kontrollet në vendin e punës, ka ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës.

“Në vitin 2022 ka pasur 6 aksidente me fatalitet, në 2023 kanë qenë 9 aksidente me fatalitet, kurse në 2024, 0 aksidente me fatalitet”, njofton Inspektorati i Punës.

“Ky sukses është arritur falë dy faktorëve kryesorë: Rritja e numrit të inspektimeve: Kemi trefishuar numrin e inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë. Prania në sektorët me rrezik të lartë: Inspektorët tanë të punës kanë mbajtur një prani të fortë në sektorët me rrezik të lartë, duke ofruar udhëzime dhe duke zbatuar standardet e sigurisë. Këto përpjekje kanë dhënë rezultat, duke krijuar një mjedis pune më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftimin Inspektoratin e Punës. /Kosova.info/

Go to TOP