Ukrainasit prodhojnë armën e dedikuar enkas për rrëzimin e dronëve rusë
Ukrainasit po tregohen shumë kreativ dhe inovatorë në luftën kundër rusëve.
Ata së fundmi në Mykolaiv kanë prodhuar një armë të tyre e cila është dedikuar enkas për rrëzimin e dronëve, që rusët i kanë marrë nga iranianët dhe po i përdorin për të sulmuar infrastrukturën e tyre energjetike.
Garda Nacionale në bashkëpunim me teknikët civilë kanë prodhuar një lloj mitralozi të kalibrit të madh, që po thuhet se janë bërë “makth” i dronëve të rusëve.
“Kur populli ukrainas bashkohet, idetë dhe projektet e mëdha lindin”, tha Dmytro Horbachyk nga Garda Nacionale e Ukrainës.
Kievi pretendon se ka arritur të rrëzojë 80 për qind të dronëve rusë, kurse këtë e ka mbështetur edhe Dmytro Pletenchuk nga zyra rajonale e administratës ushtarake në Mykolaiv.
“Është numër shumë i madh, sepse është shumë e vështirë të rrëzohen 100 për qind të fluturakeve”, shtoi Pletenchuk.
Në anën tjetër, gjatë 5 nëntorit Irani pranoi për herë të parë publikisht se ka furnizuar Rusinë me dronë që ndryshe po njihen si dronët kamikazë.
Comments