Ukraina i reagon zyrtarit të NATO-s: Supozohet se Aleanca nuk tregton me territore
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, i ka reaguar, Stian Jenssen, shefit të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga disa territore të saj për t’u bërë pjesë e Aleancës.
NIkolenko tha se bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të dhënies së disa territoreve të saj janë krejtësisht të papranueshme.
“Gjithmonë supozohet se Aleanca, si Ukraina, nuk tregtojnë territore. Me vetëdije apo pa vetëdije, përfshirja e zyrtarëve të NATO-s në formësimin e narrativës për mundësinë e tërheqjes së Ukrainës nga territoret e tyre shkon në favor të Rusisë”, tha Nikolenko, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Nikolenko tha se në vend të të kësaj, në interes të sigurisë euroatlantike, duhet diskutuar mënyrat për ta përshpejtuar fitoren e Ukrainës dhe anëtarësimit të plotë në NATO.
“Një bashkëpunim i mëtejshëm i frytshëm me Sekretariatin e NATO-s është vendosur për të arritur këto synime”, tha ai.
