Kosova.info

Ukraina dhe aleatët miratojnë parimet për rindërtim

Dhjetëra shtete u zotuan më 5 korrik që të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë, teksa u pajtuan se ka nevojë për reforma më të gjera për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin.

Në përfundim të konferencës dyditore në Lugano të Zvicrës, liderët e afër 40 shteteve nënshkruan Deklaratën e Luganos, e cila paraqet një sërë parimesh për rindërtimin e Ukrainës.

Nënshkruesit e deklaratës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Japoninë, dënuan fuqishëm agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe i bën thirrje Moskës që të tërheqë trupat e saj pa vonesa.

Presidenti i Zvicrës, Iganzio Cassic, i cili me Ukrainën bashkëkryesoi konferencën, tha se deklarata e nënshkruar është “hapi i parë kyç në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes së Ukrainës”.

“Puna jonë na përgatit për kohën pasi të përfundojë lufta edhe pse lufta ende po vazhdon”, tha ai në ceremoninë mbyllëse të konferencës.

“Kjo duhet t’u japë njerëzve në Ukrainë shpresë dhe siguri se ata nuk janë vetëm”, shtoi ai.

Nënshkruesit mirëpritën zotimet për të ofruar ndihmë politike, financiare dhe teknike dhe lansuan Parimet e Luganos për të udhëhequr përpjekjet e rindërtimit, që sipas Kievit do të kushtojnë deri në 750 miliardë dollarë.

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha më 5 korrik se deklarata e nënshkruar “definitivisht është fillimi i procesit tonë të gjatë”.

“Ne duhet që çdo gjë që është shkatërruar ta bëjmë më mirë seç ka qenë më herët”, tha ai.

Në Parimet e Luganos thuhet se “procesi i rimëkëmbjes duhet të kontribuojë për përshpejtimin, thellimin dhe zgjerimin e përpjekjeve të Ukrainës për reforma dhe të jetë në përputhje me rrugën evropiane të Ukrainës”.

“Procesi i rimëkëmbjes duhet të jetë transparent dhe të ketë llogaridhënie”, thuhet në dokument.

Po ashtu thuhet se procesi i rimëkëmbjes duhet të jetë “gjithëpërfshirës, duke përfshirë barazinë gjinore” dhe në dokument bëhet thirrje që Ukraina të rindërtohet “në një mënyrë të qëndrueshme”.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort